| 119 Euro | Ekonomik | ![]() |
Greqi |
| 2 nete/ 3 dite | Mengjes | 09.03.2012 | Transport me Autobus |
| Union Travel - Rruga "Durrësit", nr.2, Përkrah Ambasadës së Vatikanit, Tiranë |
| +355 4 22 33 419 | +355 4 22 28 140 | +355 4 22 33 373 |
| +355 66 20 82 915 | +355 66 20 49 597 | turizem@uniontravel.al |
Dita e pare
Nisja ne mengjes heret drejt pikes kufitare te Kapshtices. Ndalese rruges per pushimin e mengjesit . Vazhdimi i rruges drejt kufirit .Perfundim i procedurave kufitare dhe doganore. Mberritja ne Selanik rreth ores 17.00 . Akomodimi neper dhoma , kohe e lire per argetim .
Dita e dyte
Pas mengjesit ne hotel fillojme viziten tone panoramike te qytetit te Selanikut. Selaniku, qyteti i dyte i Greqise per nga madhesia, ekonomia, tregtia dhe jeta politike.Vizita jone fillon me :Muzeun Arkeologjik te Selanikut ku keni mundesi te njiheni me vlerat arkeologjike te mbledhura gjate periudhes se Perandorise Romake. Me pas vazhdojme me Kullen e Bardhe ne sheshin qendror te qytetit e ndertuar ne shekullin e XV, eshte nje monument dhe muze. Fillimisht e ndertuar nga osmanet per fortifikimin e qytetit, ajo u be nje burg famekeq dhe skena e ekzekutimeve masive gjate periudhes se sundimit osman.
Eshte rimodeluar ne thelb pasi Greqia fitoi kontrollin e qytetit ne 1912 e adoptuar si simbol i qytetit. Me pas vizite ne Kishen e St. Sofia dhe Kishen Bizantine te St. Demetrios si dhe ne varrin e tij, e prej ketej ne Ancient Agora (pazari qendror i qytetit). Touri do te perfundoje ne vendin simbolik te Keshtjelles ( Kastra ).Kohe ne dispozicion per dreken e cila eshte fakultative . Mbasdite e lire ne qytetin e Selanikut .
( Opsion Extra Pagese )
Darke ne nje nga Tavernat lokale me muzike live . Akomodimi ne hotel .
Dita e trete
Mengjesi ne hotel . Nisja drejt qytezes piktoreske te Kosturit qe shtrihet prane liqenit Orestiada ne nje lugine e rrethuar me male gelqerore . Shetitje perreth nje ore ne kete qyteze turistike e njohur per kishat e shumta dhe industrine e pelicerise . Nisja drejt kufirit . Perfundim i praktikave kufitare . Mberritja ne Tirane.
Ne cmim perfshihet :
Akomodimi ne hotel me 4 yje
Mengjesi per te gjitha ditet e qendrimit
Transporti me autobuz me ajer te kondicionuar
Shoqerues shqiptar gjate gjithe kohes .
Ne cmim nuk perfshihet :
Siguracioni i shendetit ne udhetim
Ne cmimin 139 euro per person ne dhome dyshe , akomodimi eshte ne hotel 5* Deluxe