Filtroni Ofertat
 
Grand Tour ne Antalya - Cappadocia - Ankara - Stamboll, Turqi
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Transporti Koncepti
26/09/2017
02/10/2017
6Net / 7Ditë
569 €
399 €
Avion
Mëngjes dhe Darkë
Rezervo

Grand Tour ne Antalya - Cappadocia - Ankara - Stamboll, Turqi
Dite 1 - Antalya
Nisje nga Tirana ne oren 05:00 te mengjesit, fluturim me Pegasus Airlines drejt Antalyas me charter. Mberritje ne oren 07:50 ne aeroportin e Antalyas. Takimi me guiden dhe nisja drejt hotelit ne zonen e Antalyas ku do te akomodohemi per 1 nate. Mbasdite te shoqeruar nga guida jone profesionale do te nisemi per te vizituar lumin e vjeter, I cili shtrihet neper rruget e ngushta Osmane deri te Porta e Hadrianit. Pergjate vizites do te veshtrojme shtepite e vjetra osmane, kafeterite e bukura dhe butiket e zones. Brenda të njëjtës zonë do të kemi kohë të lirë për të shijuar Sheshin e Republikës dhe pazaret. Pas perfundimit te vizites panoramike kthehemi ne hotel nga ku do hame dhe darken. Akomodimi ne hotel.

Dite 2  - Antalya - Konya - Cappadocia
Mengjes ne hotel. Nisja nga hoteli drejt Konia, qytetit te Dervisheve duke kaluar neper malet Taurus dhe zonen e Anadollit. Pjese te vizites sone do te jene Xhamia e Aladdinit e periudhes se Seljukut, e cila ndodhet ne qender te qytetit dhe Muzeu Mevlana, e cili eshte vendi I pushimit ne Mevlana nje ish shkolle e Dervish. Vizita vazhdon me pas me Xhamine Selime e cila I perket periudhes Otomane. Pas perfundimit te vizites ne Konya nisemi drejt Cappadocia, duke udhetuar neper shtigje dhe rruget ku kultivohet mendafsh dhe erezat e zones. Mberrijme ne Urgup per nje tour orientues. Akomodim dhe darke ne hotel

Dite 3 - Full day Cappadocia
Mengjes ne hotel. Nisemi per City Tour duke filluar me 3 bukurite e zones : “ Lugina Rose dhe Villey”. Shetisim pergjate forteses se Ucisarit dhe me pas shkojme ne fshatin Goreme per nje kohe te lire duke ecur ne fshatin e zones. Mbasdite drejtohemi per ne Avanos, ku do te veshtrojme nga afer punimin dhe prodhimin e qeramikes nga teknika tradicionale te vjetra. Me pas do te vizitojme luginen Derbent dhe kthehemi ne Urgup per nje mbasdite te lire. Akomodim dhe darke ne hotel.

Dite 4 - Cappadocia - Ankara
Mengjes ne hotel. Pas check out nga hoteli nisemi drejt qytetit te Ankaras. Gjate rruges do te kemi nje ndalese pergjate liqenit Salt duke ju percjell informacion klienteve tane. Pas mberritjes ne Ankara vizitojme muzen Ataturk, themeluesin e Republikes Turke bashke me muzet dhe Mauzolen. Me pas vizitojme keshtjellen ne Ankara per nje vizite panoramike. Akomodim dhe darka ne hotel.

Dite 5 - Ankara - Stamboll
Pas perfundimit te mengjesit, nisemi drejt perendimit, ne zonen e Detit te Zi, per te arritur ne Stamboll. Ndalesa e pare eshte tek Pjesa Aziatike dhe me pas vizitojme Uren e Bosforit dhe ne fund qytetin e vjeter te Stambollit. Udhetimi vazhdon me Kullen e Galates dhe zonen Eminonu. Kohe e lire per te eksploruar zonen dhe dyqanet perreth si Marketi I erezave ose I quajtur ndryshe dhe Tregu Egjiptian, I cili perdorej si pike takimi per Karavanet e vjeter. Pas kohes se pushimit, nisemi drejt per ne hotel. Darka dhe akomodimi ne hotel

Dite 6 - Full day Istanbul
Pas mengjesit , ne do e nisim diten duke vizituar xhamine Suleymaniye, nje nga mrekullite e periudhes Ottomane. Pastaj do nisemi me makine drejt Hippodrome , e cila ishte qendra dhe zemra e periudhes byzantine , e dekoruar me kolona antike nga pjese te ndryshme te botes. Gjithashtu ketu do shikojme dhe Shatervanin Gjerman i cili u soll si dhurate nga Perandori Gjerman. Pas kesaj sigurisht qe do vizitojme dhe Xhamine Blu qe eshte e njohur nga e gjithe bota . Ne momentin qe mbaron dhe vizita ne Xhamine Blu do nisemi drejt Bosphorus per nje xhiro me anije pergjate lumit Bosphorus. Ne funs te kesaj dite do ndalojme ne Grand Bazzar qe mban 4000 dyqane! Pas shopping do kthehemi ne hotel per darken dhe per te kaluar naten.

Dite 7 - Istanbul - Tirane
Mengjes ne hotel. Check out nga hotel dhe nisja per ne Tirane Fundi i sherbimit tone

Te perfshira
  - Fluturimi vajtje - ardhje me Pegasus Airlines
  - Akomodim me mengjes dhe darke ne hotel
  - Transferta sipas itenerarit dhe vizita ne atraksionet e permendura ne tour

Te paperfshira
  - Dreka



Biletari :

Tel : +355 4 222 8141 / 22 33 373
Fax: +355 4 2228140
Mobile: +355 682049597 / 682049598
             +355 662049597 / 662049598
Email : [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]

Turizem :

Tel : +355 4 22 33 419
Mobile: +355 66 20 82 915
Email: [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]