Filtroni Ofertat
 
Festa e birres Munich, Gjermani
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Transporti Koncepti
21/09/2017
24/09/2017
3Net / 4Ditë
449 €
369 €
Avion
Mëngjes
Rezervo

Festa e birres Munich, Gjermani


Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Podgoricës. Fluturimi Direkt për në Mynih. Nisja më 11.55 - Mbrritje më 13.45. Transfertë për në qytezën Hohenschwangau, ku vizitohet Keshtjella e Bukuroshes së Fjetur, Neuschwanstein. Pas 2 orësh, vazhdon udhëtimi për në Mynih. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Vajtje në Teresienwiese, tek stendat e Oktoberfest. Fjetje në Hotel.

 Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Pasdite, vizitë në muzeumin e Alte Pinakotheke. Vajtje në Teresienwiese, tek stendat e Oktoberfest. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Transfertë për në aeroportin e Mynihut. Fluturimi direkt Mynih - Podgoricë. Nisja më 09.40 - Mbrritje më 11.25. Nisja me autobus nga Podgorica në Tiranë.

 Çmimi  përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Biletari :

Tel : +355 4 222 8141 / 22 33 373
Fax: +355 4 2228140
Mobile: +355 682049597 / 682049598
             +355 662049597 / 662049598
Email : [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]

Turizem :

Tel : +355 4 22 33 419
Mobile: +355 66 20 82 915
Email: [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]