Filtroni Ofertat
 
Udhetim Turistik ne Selanik, Greqi

Për momentin nuk ka asnjë datë të paracaktuar për këtë udhëtim. Nëse jeni të interesuar për këtë paketë turistike, ju lutemi të na kontaktoni për detaje të mëtejshme! Klikoni këtu për të na kontaktuar.


Udhetim Turistik ne Selanik, Greqi
Vizitohet  : Selanik - Kastoria 
--------------------------------- #Programi -------------------------------------
►Dita e Parë: Nisja ne ora 05.00 nga Tirana, prane “Korpusit”, sheshi “Nene Tereza”. Vazhdon udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime gjate rruges ne Qafe Thane me pamje nga Liqeni Ohrit dhe Lini. Mberritja në Selanik. Akomodimi ne hotel  ne qender te qytetit. Pasdite e lire ose nen shoqerimin e guides per shetitje ne qytet.
►Dita e Dyte: Mengjesi ne hotel. Fillojne vizitat e atraksioneve kryesore te Selanikut, nje qytet qe daton qe ne vitin 315 para Krishtit dhe qe ka marre emrin nga motra e Aleksandrit te Madh. Vizitohen Sheshi Aristotelus, Kisha e Sh. Dhimitrit dhe Forumi Romak qe ne shekulline dyte pas Krishtit,  Harku i Galerios  i cili ka qene Perandor deri ne 311 si dhe Mausoleumi i tij, zona Tsimiski dhe Kulla e Bardhë ku keni mundesine te shijoni kafen tuaj buze detit ose ne nje prej anijeve qe vozisin pergjate bregdetit me pamje nga gjithe qyteti. Pasditja per Shopping ne nje nga qendrat tregetare me te medha, Cosmos. Darka opsionale ne nje nga tavernat ne zonat me te frekuentuara ne Selanik.
►Dita e Trete: Mengjesi ne Hotel. Nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalesë ne qytetin Kastoria i cili shtrihet ne brigjet e liqenit Orestiadha dhe qe dallohet per kishat Bizantine si edhe per prodhimet e lekures te cilat mund ti gjeni ne dyqanet e ndryshme brenda ne qytet. Ndalese per rreth 2 ore ne qytet per te shijuar kafe buze liqenit. Vazhdon udhetimi drejt kufirit te Kapshtices dhe drejt Pogradecit ku mund te qendroni per te shijuar dreken. Nisja dhe mbrritja në Tirane.
------------------------------------------------- Ne Cmim Perfshihet ---------------------------------------------------------
• Akomodimi 2 nete dhe 3 dite
• Mengjeset gjate diteve te qendrimit
• Transporti vajtje - ardhje plus vizitat . 
• Guide Shqiptare gjate gjithe udhetimit .  
------------------------------------------------- Politikat e Femijeve -------------------------------------------------------
• 0-2 vjec janë falas;
• 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton zbritje;
• Mbi 12 vjec paguan si i rritur;
• Nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Biletari :

Tel : +355 4 222 8141 / 22 33 373
Fax: +355 4 2228140
Mobile: +355 682049597 / 682049598
             +355 662049597 / 662049598
Email : [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]

Turizem :

Tel : +355 4 22 33 419
Mobile: +355 66 20 82 915
Email: [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]