Filtroni Ofertat
 
Fundjave ne Dubrovnik , Kroaci

Për momentin nuk ka asnjë datë të paracaktuar për këtë udhëtim. Nëse jeni të interesuar për këtë paketë turistike, ju lutemi të na kontaktoni për detaje të mëtejshme! Klikoni këtu për të na kontaktuar.


Fundjave ne Dubrovnik , Kroaci
Dita 1 :  Nisja nga Tirana në mëngjes. Një pushim për kafe në  Muriqan dhe me pas  vazhdojme rrugën për në Kroaci.
Gjate rruges ndalese e shkurter per te shijuar pamjen e mrekullueshme, qe ofron  “Shën Stefan-i” që sot është resorti veror më i famshem i  Malit të Zi. Ishulli me plazhet e famshme eshtë rezidence verore e familjes mbretërore Karaxhorxhevic. Në Mal te Zi do të bëjmë dhe një ndalese në Budva, ku do te kemi dhe pushimin e drekes. Budva ështe një nga qytetet më interesante te Malit të Zi ku mund te shikoni Kalane e Qytetit te Vjeterdhe Portin e qytetit te cilet priten te behen pjese e pasurive historike te qytetit te  UNESCO-s. 

Pasdite do vazhdojme rrugen për ne Kroaci, ku ne vajtje do bejme nje pjese te rruges me traget  nga ku dhe mund te shikojme pamjet fantastike qe na ofron rruga. Mbërrijme në Dubrovnik dhe akomodohemi ne hotel. Darka në hotel .

Dita 2 :  Mengjesi në hotel.Pas mengjesit nisemi për një tur panoramik te qytetit te vjeter i cili konsiderohet si Venecia ne miniature. Vizitojme monumentet me te rëndesishme te Dubrovnikut si Pallati i Dukes, Librarite e vjetra dhe Farmacine më te vjetër te Europës Lindore, Manastiri Domenikan me reliket e Shën Blahise,Kulla e Sahatiti, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun dhe fortesa Sveti Ivan, Porta e Piles dhe Shatervani i Onofrios. Bregdeti kroat ëshë i famshëm për bukurine e tij. Mbas vizites në Qytetin e vjetër do të vizitojmë Uren më te madhe me kavo te botës e cila ndodhet ne Dubrovnik. Prej saj mund te shijoni pamje te mrekullueshme te gjithe qytetit. Kohe e lire per te drekuar. Mbas dite do keni kohe lire .Darka ne hotel.


Dita 3 : Mëngjesi në hotel dhe pas mëngjesit nisja për në Mal te Zi.Pas procedura te kufirit kroat i drejtohemi Herceg Novit dhe qyteti ku do te kemi ndalesen e radhesh eshte Kotorri. Ne Kotorr do të vizitoni Kalane e Vjeter, Qytetin e Vjetër, Katedralen e St.Triphonit dhe Kishen e San Nicolas si dhe pallatet e vjeter qe i kane resistuar kohes.. Kotorri eshte vend turistik dhe ben pjese ne Trashegimine kulturore  te UNESCO-s.Ka formen e nje trekendeshi me tre porta duke komunikuar me pjeset e tjera te qytetit.Pas kësaj vizite do vazhdojme për në Tirane. Ne darke mbërritja në Tirane dhe fundit e udhëtimit.

Në pakete keni te perfshire:
  • Udhëtimi me autobus vajtje ardhje
  • Akomodimin ne hotel  2 nete në Dubrovnik
  • Mëngjeset dhe darkat
  • Shoqerues shqiptar gjate gjithe udhetimit

Biletari :

Tel : +355 4 222 8141 / 22 33 373
Fax: +355 4 2228140
Mobile: +355 682049597 / 682049598
             +355 662049597 / 662049598
Email : [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]

Turizem :

Tel : +355 4 22 33 419
Mobile: +355 66 20 82 915
Email: [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]