Filtroni Ofertat
 
Messonghi Beach Hotel ne Korfuz, Greqi

Për momentin nuk ka asnjë datë të paracaktuar për këtë udhëtim. Nëse jeni të interesuar për këtë paketë turistike, ju lutemi të na kontaktoni për detaje të mëtejshme! Klikoni këtu për të na kontaktuar.


Messonghi Beach Hotel ne Korfuz, Greqi
Hotel Messonghi me 3 yje është ndërtuar në vitin 1975. Rikonstruksioni total është bërë në 2011. Hoteli gjendet 25 km. Larg Aeroportit të korfuzit “Ioannis Kapodistrias”, dhe 500 m. larg qytetit Moraitika. Ky kompleks pushimi ofron një gamë të gjerë të llojeve të dhomave në përputhje me shijet dhe buxhetet. Dhomat standarde double ndodhen në seksionin Moraitika (ndërtesa me 2 deri në 3 kate quajtur Alkionides, Troades, Eolides) dhe në ndërtesën Poseidoni. Dhomat janë të pajisura me, dush, telefon, ballkon ose tarracë krevat të palosshëm dhe ajër të kondicionuar vetëm për dhomat superiore. Kapaciteti maksimal i dhomave është 3 persona.

Hoteli ka recepsion 24 orë, internet corner(me pagesë shtesë), shërbim lavanderie(me kërkesë me pagesë shtesë), baby sitter(me pagesë), makina me qera, doktor 24 orë, kasafortë(me pagesë shtesë). Hoteli ka një sallë konferencash në ndërtesën kresore me kapacitet 150 persona. Check-in në hotel në orën 14:00 dhe check-out në 12:00. Mundësia për të shfrytëzuar ditën jepet kundrejt nje pagese shtesë.

Argëtimi dhe aktivitetes sportive

Hoteli ndodhet në plazhin e Messonghit 25 km në jug të qytetit të Korfuzit dhe aeroporti Ioannis Kapodistrias. Hoteli ndodhet 500 metra larg nga fshatrat Moraitaka dhe Messonghi. Hoteli ka 4 pishina për të rritur, 4 pishina për fëmijë, miniclub në oraret 10:00-12:00 dhe 16:00-18:00(moshat 4-12 vjeç), kënd lojrash, programe argëtimi me sporte gjate ditës dhe shfaqje në mbrëmje, bilardo dhe videolojra me pagesë ekstra, 3 fusha tenisi (pagesë ekstra), beachvolley, fushe kriketi, fushë futbolli, sporte ujore, disko, aerobi, çadra dhe shezlong falas në pishina ( me pagesë 3 euro për person për ditë në plazh), mini aquapark dhe filma. Hoteli ka pranë dyqan suveniresh, gazeta dhe bizhuteri.

Ngrënia dhe pijet.

Hoteli ka 5 bare dhe dy restorante.

Paketa All Inclusive përfshin si më poshtë:
Vaktet
Mëngjesi bufe nga ora 07:30-10:00
Çaj i mëngjesit dhe ushqime të lehta 10:30-12:00
Dreka bufe 12:30-14:30
Çaji i pasdites dhe ushqime të lehta 16:00-18:00
Darka bufe 19:00-21:30

Gjatë vakteve janë falas edhe pijet si birrë fuçie, verë në kanë, pije të lehta dhe ujë.

Pijet dhe akulloret.
Nga ora 10:00 deri në orën 23:00 janë në paketën All Inclusive
*pijet e nxehta si kafe me filter dhe çaj
*akulloret, zgjedhje nga shije të ndryshme
*pijet birrë fuçie, verë në kanë, pije të lehta dhe aperitivët grekë
*uji mineral nuk përfshihet në paketën All Inclusive
*Kafeja ekspres italian nuk është e përfshirë në paketën All Inclusive

Klientët kanë mundësinë për të pyeturpër paketën e drekës dhe ata duhet ta porosisin atë një ditë më parë deri në mesditë në recepsion.
Paketa Half Board është vetëm darkë dhe ajo nuk mund të ndryshohet
Për shkak të numrit të madh të personave, klientëve që përdorin paketën All Inclusive u kërkohet me mirësjellje që të marrin maksimumi 2 pije për njëherësh kur ata porosisin pijet në bar.
Koncepti “All Inclusive “ përfshin:
- Mëngjesin bufe, Drekën dhe Darkën.
- Pijet e vendit alkoolike si Uzo, Raki, Birra vendi dhe pije jo alkoolike, pije freskuese dhe lëngje frutash vendi, kafe, caj.



Biletari :

Tel : +355 4 222 8141 / 22 33 373
Fax: +355 4 2228140
Mobile: +355 682049597 / 682049598
             +355 662049597 / 662049598
Email : [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]

Turizem :

Tel : +355 4 22 33 419
Mobile: +355 66 20 82 915
Email: [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]