Sheraton Main Hotel ne Sharm el Sheikh, Egjipt
Vendndodhja: Hoteli ndodhet 10 km larg aeroportit dhe 5 km larg Naama Bay. Eshtë ndërtuar në vitin 1999 dhe ka një ndërtesë me 6 kate dhe ka 300 dhoma në total. Të gjitha dhomat kanë pamje nga deti.
Plazhi: Hoteli ndhodhet buzë detit dhe plazhi është me rërë. Peshqirët, shezlongjet dhe çadrat janë pa pagesë.
Dhomat: Dhomat janë të pajisura me banjo me vaskë ose me dush, tharëse flokësh, ajër të kondicionuar qëndror, televizor, telefon,akses interneti , minibar me pagesë ,kasafortë si dhe ballkon ose tarracë.
Restorante dhe facilitete: Hoteli ka 5 Restorante( 3 restorante a la Carta), 6 bare, 11 pishina të jashtme (një pishinë me ngrohje) një pishinë të brendshme, acquapark (4 km larg hotelit me pagesë ), parukeri, qendër SPA,
Argëtim: Aerobi, aerobi nën ujë, fitness, disko, animacione, ping-pong, volejboll në plazh, darts.
Me pagesë: Sauna, jakuzzi, banjo me avull, banjo turke, masazh, pishinë me ujë deti , qendër SPA, bilardo, 2 fusha tenisi, hipizëm, kurse zhytje.
Për fëmijët: Hoteli ka 3 pishina ( 2 pishina me ngrohje) kënd lojrash, menu për fëmijët, mini klub për moshat nga 6- 12 vjeç.