Union Travel
Turizem: +355 4 22 33 419
Biletari: +355 4 22 28 141
Filtroni Ofertat
 
Shen Valentini ne Barcelone, Spanje
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Transporti Koncepti
11/02/2018
14/02/2018
3Net / 4Ditë
399 €
359 €
Avion
Mëngjes
Rezervo

Shen Valentini ne Barcelone, Spanje
❤Shen Valentin ne Barcelone

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Barcelonë. Nisja nga Shkupi në orën 18.00, Mbrritja në Barcelonë në orën 20.45. Transferta në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizita e qytetit do të fillojë nga Aquariumi i Barcelonës. Më vonë do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Keshtjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Më vonë do të shkojmë tek tek Torre Agbar. Pasditja e lirë ose opsionale vizitë në Manastirin Monserrat (pagesë shtesë). Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore të Barcelonës, si: Sheshi Espanja dhe Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Do te vazhdojmë shëtitjen tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit. Aty do të vizitojme edhe rrugën tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Güell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial aty pranë. Më pas do të shkojmë për të qëndruar tek Marina Olimpike si dhe tek dy Kullat më të larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre. Në pasdite do të shkojmë tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeum edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë Parkun e mrekullueshëm Güell, i modeluar nga Antoni Gaudi. Më vonë do të shkojmë për të vizituar Sagrada Familia, bazilikën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga Antoni Gaudi, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës. Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Pasdite vonë, transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Shkup. Nisja nga Barcelona në orën 21.20. Mbrritja në Shkup në orën 23.55. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

Në pagesën 399 Euro përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Shkup - Barcelonë - Shkup.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 23 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Biletari :

Tel : +355 4 222 8141 / 22 33 373
Fax: +355 4 2228140
Mobile: +355 682049597 / 682049598
             +355 672049597 / 672049598
Email : [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]

Turizem :

Tel : +355 4 22 33 419
Mobile: +355 67 20 82 915
Email: [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]
           [oferta turistike]